Ekspertë në kujdesin e buzëqeshjes tuaj
Besimi juaj për kujdesin dentar fillon këtu. Ne ofrojmë kujdes profesional, trajtime moderne dhe zgjidhje të shpejta për çdo nevojë të shëndetit dentarë.
Njihuni me ne
Shërbim profesional nga dentistë të çertifikuar
Ekip prej 2 dentistësh të çertifikuar, të specializuar në ofrimin e trajtimeve më të mira dentare. Me mbi 6 vite përvojë, kemi përsosur aftësitë tona për të ofruar zgjidhje efektive duke përdorur teknologjitë më të avancuara.
Pse të na zgjidhni ne?
Ne e bëjmë kujdesin dentar një eksperiencë të këndshme!
Njihuni me Dr.Andi Berisha dhe Dr.Gent Berisha
Me një trashegimi familjare në fushën e mjekësisë dhe të diplomuar si studentë të dalluar në Universitetin e Prishtinës – Dega Stomatologji, ne ofrojmë trajtime dentare me profesionalizëm dhe pasion.
- 6+ Vite eksperiencë
- Klinikë me pajisje të avancuara
- Kujdes dhe shërbim me cilësi të lartë
Shërbimet tona
Çdo shërbim dentar në një vend
Zbardhimi me Laser
Zbardhim profesional të dhëmbëve me laser, për një buzëqeshje më të bardhë dhe të ndritshme në mënyrë të sigurt dhe efikase.
Zirkon, Porcelan, Emax
Zgjidhje të sofistikuara për rikonstruksionin e dhëmbëve, me materiale premium që garantojnë forcë, qëndrueshmëri dhe estetikë të lartë.
Fillers dhe Botox
Realizojmë aplikimin e filler-ëve dhe botox-it me kujdes profesional, për të theksuar bukurinë tuaj natyrale dhe për të rikthyer freskinë e fytyrës suaj.
Caktoni terminin tuaj!
A po kërkoni trajtime dentare të shpejta dhe cilësore?
Bëni rezervimin dhe merrni trajtimet dentare që meritoni, të shpejta, cilësore dhe pa vonesa, nga profesionalistët e fushës me teknologjinë më të avancuar.
Për një buzëqeshje që do t’ju bëjë të ndiheni shkëlqyer!
Pyetjet më të shpeshta nga pacientët
Sa shpesh duhet të vij për një kontroll dentar?
Rekomandohet që të bëni një kontroll dentar çdo 6 muaj, edhe nëse nuk ndjeni ndonjë shqetësim. Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve serioze dhe ruajtjen e një buzëqeshjeje të shëndetshme.
A janë trajtimet me botox dhe fillers të sigurta?
Po, kur bëhen nga profesionistë të kualifikuar, trajtimet janë të sigurta dhe të kontrolluara. Përdorim produkte të certifikuara dhe të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
A është pastrimi profesional i dhëmbëve i dhimbshëm?
Jo, pastrimi profesional zakonisht nuk është i dhimbshëm. Mund të ndjeni një ndjesi të lehtë, sidomos nëse keni ndjeshmëri dentare, por procedura është e shpejtë dhe e tolerueshme për shumicën e pacientëve.
A janë implantet dentare zgjidhje e përhershme?
Po, implantet dentare janë një zgjidhje shumë afatgjatë për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur. Me kujdes të duhur dhe vizita të rregullta, ato mund të zgjasin edhe një jetë të tërë.
Çfarë është Invisalign?
Invisalign është një aparat ortodontik transparent që ndihmon në drejtimin e dhëmbëve pa tela metalikë. Ai është pothuajse i padukshëm dhe shumë më i rehatshëm krahasuar me aparatet tradicionale.
