Rreth nesh
Historia jonë
Të përkushtuar ndaj përsosmërisë dentare
Ne jemi një ekip prej 2 dentistësh profesionistë me përvojë të gjerë në trendet dhe teknologjitë më të fundit në industrinë dentare.
Ofrojmë trajtime dentare të standardeve të larta, me fokus te kujdesi profesional dhe përvoja e këndshme e pacientit. Jemi të specializuar në trajtimet endodontike, heqjen e dhëmbëve, estetikën dentare dhe shumë procedura të tjera, duke përdorur teknologjinë më të avancuar dhe qasjen më bashkëkohore. Ambienti ynë është i ngrohtë, modern dhe i krijuar për t’ju bërë të ndiheni rehat që nga momenti i parë. Me vite përvojë dhe një portofol të pasur klientësh të kënaqur, jemi zgjedhja e duhur për të gjithë ata që kërkojnë buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur.
Dr. Andi Berisha
Dr. Andi Berisha është Doktor i Stomatologjisë i diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë – Drejtimi Stomatologji, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me një përkushtim të veçantë ndaj kujdesit oral dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional. I lindur në Pejë ku dhe vepron, ai ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme si në praktikën klinike, ashtu edhe në mësimdhënie.
Që nga viti 2020, Dr. Andi ushtron profesionin e tij në ordinancën “Berisha Brothers Dent”, ku ofron trajtime moderne dhe të personalizuara për çdo pacient, me fokus të veçantë në estetikën dentare. Paralelisht,që nga viti 2021 ai është edhe profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë, duke kontribuar në formimin e brezave të rinj të profesionistëve të shëndetit.
Ai është pjesëmarrës aktiv në kongrese të shumta vendore dhe ndërkombëtare, duke ndjekur trajnime profesionale për fusha të ndryshme të stomatologjisë, si dhe për procedura estetike si botox dhe filler, për të cilat është certifikuar ndërkombëtarisht që nga viti 2020.
Dr. Gent Berisha
Dr. Gent Berisha është Doktor i Stomatologjisë i diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë – Drejtimi Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. I lindur në Pejë ku dhe vepron, ai ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në fushën e shëndetit oral, duke kombinuar përkushtimin profesional me zhvillimin e vazhdueshëm akademik.
Që nga viti 2020, ai është pjesë e ekipit të “Berisha Brothers Dent”, ku ofron kujdes të avancuar dentar për pacientë të të gjitha moshave, me fokus në cilësinë, sigurinë dhe përkushtimin ndaj secilit rast. Prej vitit 2025, ai gjithashtu punon si stomatolog edhe në QKMF – Pejë, duke ofruar shërbime publike në komunitet. Kombinimi i përvojës në sektorin publik dhe atë privat e bën atë një profesionist të kompletuar, të gatshëm për t’u përballur me sfida të ndryshme klinike.
Dr. Genti është pjesëmarrës aktiv në kongrese dhe seminare profesionale që nga viti 2019, duke ndjekur trajnime të specializuara për faseta kompoziti, faseta Emax, si dhe trajnim modern për Veeners dhe teknikën estetike Lemon Bottle.
Vlerat tona
Puna jonë reflekton vlerat tona
Përvoja dhe kualifikimet profesionale
Ekip dentistësh me përvojë të pasur dhe arsimim të avancuar, ne ofrojmë trajtime të cilësisë së lartë për çdo pacient, duke përdorur teknologjinë më të fundit në fushën dentare.
Përkushtimi ndaj kujdesit të pacientëve
Ne e vlerësojmë çdo pacient dhe jemi të përkushtuar të sigurojmë një përvojë të këndshme dhe pa stres, duke ofruar kujdes të personalizuar dhe mbështetje gjatë çdo hapi të trajtimit.
Përdorimi i teknologjisë bashkëkohore
Teknologjia moderne është një pjesë thelbësore e punës sonë, duke na mundësuar të ofrojmë trajtime më të shpejta, më të sakta dhe më të efektshme për pacientët tanë.
Estetikë dhe funksionalitet
Buzëqeshja e bukur është gjithashtu një buzëqeshje e shëndetshme. Trajtojmë estetiken dhe funksionalitetin e dhëmbëve për të siguruar rezultate që plotësojnë nevojat dhe dëshirat e pacientëve tanë.
